Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë në tubimin elektoral në Obiliq.
Ai ka thënë se masiviteti i mijëra qytetarëve për AAK-në është dëshmi se ky popull nuk e duron mashtrimin dhe izolimin.
“Obiliqi ishte takimi i radhës me qytetarët, ku AAK-ja me partnerët e saj të koalicionit mori përkrahje të fuqishme për ndryshimin e madh që do të ndodhë më 9 shkurt. Obiliqi sikurse edhe shumë qytete të tjera që kanë mbetur pa përkrahjen e qeverisë Kurti për katër vjet të qeverisjes, janë dëshmia më e mirë se këtij pushteti do t’i vijë fundi më 9 shkurt. Masiviteti dhe entuziazmi i mijëra qytetarëve, kudo që kemi shkuar këto ditë të fushatës, është dëshmi se ky popull nuk e duron mashtrimin dhe izolimin”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.
Ai ka falënderuar qytetarët për besimin e tyre për programin e koalicionit Për Kosovën Fituese 137 dhe kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”