Ramush Ahmetaj merr mbështetje të madhe në garën zgjedhore

Ramush Ahmetaj merr mbështetje të madhe në garën zgjedhore

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, ka thënë se qytetarët po vazhdojnë t’i besojnë programit të AAK-së dhe liderit Ramush Haradinaj si kandidat për kryeministër.

Ahmetaj ka marrë mbështetje të madhe në tubimin në Vitomiricë të Pejës, duke thënë se alternativa e Koalicionit Kosova Fituese është qeverisja e mirë, me të cilën fitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.


“Çdo familje do të ketë mbështetje reale financiare, kategoritë e luftës së UÇK-së do të marrin trajtimin që meritojnë, ashtu edhe studentët dhe pensionistët. Kosova ka nevojë për qeveri të përgjegjshme që është afër qytetarëve dhe më shumë se kurrë në foltoren e Parlamentit kemi nevojë për vendosmëri, urtësi, eksperiencë për njerëz që dinë të afrohen dhe të bashkohen për projektet e mëdha shtetërore”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video