Kandidati i AAK-së për deputet, Ramush Ahmetaj, së bashku me kreun e kësaj partie, Ramush Haradinaj, kanë mbajtur tubim me gratë e Deçanit.
“Gratë e Kosovës historikisht kanë qenë themeli i mbijetesës sonë. Sot, ato, po e forcojnë Kosovën në politikë, ekonomi, sport, muzikë, shkencë e më gjerë, duke arritur rezultate impresive”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.
“Sot në një takim me gratë e Aleancës në Deçan, ku ishte i pranishëm edhe lideri ynë Ramush Haradinaj, u theksua se pjesëmarrja e gruas në politikë është domosdoshmëri. Gratë e Kosovës historikisht kanë qenë themeli i mbijetesës sonë. Sot, ato, po e forcojnë Kosovën në politikë, ekonomi, sport, muzikë, shkencë e më gjerë, duke arritur rezultate impresive”, tha ai.
“Nga ky takim në Deçan pamë forcën e grave – të vendosura për zhvillim, të përkushtuara për familje, të gatshme për fitore rreth numrit 137”, shtoi Ahmetaj.
Ramush Ahmetaj #109
Artikull i sponsorizuar