Rama: Shoqata e vullnetarëve për zjarrfikje do të ndihmojë në përballje me fatkeqësi të ndryshme

Rama: Shoqata e vullnetarëve për zjarrfikje do të ndihmojë në përballje me fatkeqësi të ndryshme

Prishtina është bërë me shoqatë të vullnetarëve për zjarrfikje dhe shpëtim e cila do të ndihmojë në përballje me fatkeqësitë natyrore.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se po vendosen “themelet e një force të re për mbrojtjen e jetëve dhe pasurive të qytetarëve”.

“Prishtina është në rritje të vazhdueshme, e krahas me rritje vinë edhe sfida të reja, prej rritjes së popullsisë e deri te zgjerimi i infrastrukturës, kërkohet që të jemi në gatishmëri të përhershme edhe për situata emergjente”, tha Rama në mbledhjen e mbajtur ku u themelua kjo shoqatë.

Kjo shoqatë, është e para e këtij lloji në Kosovë.

“Këtë shoqatë e shoh si tejet të rëndësishme e mbështetëse për Prishtinën tonë që do të ndihmojë të përballemi me lloje të ndryshme të fatkeqësive qofshin ato natyrore a po të shkarkuara nga njeriu”, tha Rama.


Ndërkaq, drejtori për siguri dhe emergjenca Lulzim Fushtica tha se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e sigurisë publike.

Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes më të gjerë dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

“[Themelimi i shoqatës]Shënon një hap të madh përpara në forcimin e sigurisë publike dhe përmasimin e reagimeve ndaj emergjencave, siç e dimë siguria dhe menaxhimi i emergjencave nuk janë vetëm përgjegjësi e institucioneve shtetërore, ato kërkojnë një përfshirje të gjerë dhe një bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve dhe qytetarëve”, tha ai.

Mal Gashi, në emër të zjarrëfikësve tha se kjo nuk është vetëm një detyrë por “është një mision ku duhet të tregojmë gatishmëri”.

Tutje ai theksoi se kjo do t’i ndihmojë jo vetëm në fikje të zjarreve por edhe ballafaqim me fatkeqësitë e tjera natyrore.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim

Lexo edhe

Video