Rama në Munih: BE duhet të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Kreu i qeverisë shqiptare mori pjesë në panelin “Zgjerimi i BE-së” me pjesëmarrjen e Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se ajo cka ka parë në Munih, mund të bëhen një serial për BE-në dhe një për SHBA.


“Ajo që di është se kur e nisëm këtë proces i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë. Por duke qenë një dashamirës mjaft i madh Netflix do të thoja se pas asaj se çfarë kam parë këto dy ditë nën këtë çati ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflix mund të bëjë dy seriale një për BE-në dhe një për SHBA-në. Ai për BE-në do të ishte “pacienti me 27 mjekë”, ishin 28 meqë ra fjala por njëri u çmend dhe u largua nga spitali. SHBA do të ishte “Shfaqja me një sherif”. Ajo se çfarë po ndodh mendoj se është një gjë jashtë mase e mirë. Së paku sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Evropës që nuk është BE ne jemi E pa B. I shohim gjërat pak ndryshe, është një gjë shumë e mirë që ka ndodhur sepse Evropa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për ca kohë dhe të shohim se çfarë do të dalë nga kjo”, tha ai.

Rama tha se Ballkani Perëndimor duket si te Parku i Evropës, një vend ku mund të ndodhin shumë gjëra shumë kanë ndodhur në Poloni, Sllovaki apo Republikën Çeke, që i ndihmuan këto vende të ecin me një shpejtësi mbresëlënëse.

Rama u shpreh se Evropa duhet të ndryshojë shumë, pasi ka të bëjë me konkurueshmërinë, me sipërmarrjen e një fuqie të re.

Ai shtoi se “është një mundësi e jashtëzakonshme për t’u zgjuar, për të nisur vrapin, për të marrë atë që ka humbur gjatë kaq shumë viteve, me kaq shume rregullore, kaq shumë bisedime dhe kaq pak veprim”.

Lexo edhe

Video