Rama kërkon pasaportën e BE-së për shqiptarët, Kos: Jeni në udhën e duhur dhe të mbarë

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos po qëndron në Tiranë duke shënuar misionin e saj të parë zyrtar në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një konference për media së bashku me Kos, tha se ambicia e tyre është që shqiptarët të marrin pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade. Derisa shtoi se Shqipëria është shumë e vendosur që ta përmbushë me sukses objektivin e përfundimit të negociatave brenda 2027-ës, raporton KosovaPress.

Rama shtoi se ambicia e shqiptarëve është që ta marrin pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade.

“Ne jemi shumë të vendosur që ta përmbushim me sukses objektivin shumë ambicioz të përfundimit të negociatave brenda 2027-ës dhe ambicia ime, ambicia jonë është që shqiptarët të marrin pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade dhe të mundet që kur ulen në aeroportet e Evropës të hyjnë nga ai korridori me atë konstelacionin e yjeve dhe jo nga ai korridori tjetër ku shkruan të tjerët”, tha Rama.


Derisa në një konferencë për media komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos tha se rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është i sigurt dhe i vërtetë.

Ajo tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për ti përmbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027.

Kos ka përmendur edhe faktin që Shqipëria është ishull stabiliteti duke thënë se kanë fqinjësi të mirë në rajon dhe kjo sipas saj i bënë kampionë për bashkëpunimin rajonal.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video