Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Kosovë.
Radoniqi është personi i parë i cili voton dhe hap këtë proces zgjedhor – të parin të rregullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.
Derisa Radoniqi ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë bëri thirrje për proces zgjedhor të qetë dhe demokratik.
Teksa ftoi qytetarët të votojnë, kryesuesi i KQZ-së u shpreh se i gjithë materiali sensitiv dhe jo sensitiv është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit./KosovaPress
/KosovaPress/