Rachel Zegler thotë se iu kërkua të dëshmonte trashëgiminë latine për filmin West Side Story

Rachel Zegler thotë se iu kërkua të dëshmonte trashëgiminë latine për filmin West Side Story

Rachel Zegler, ylli i filmit të ardhshëm Snow White, tha se gjatë procesit të përzgjedhjes për filmin e saj të parë të madh, West Side Story, ajo u desh të “dëshmonte identitetin e saj” si kolumbiano-amerikane përpara një grupi të drejtorëve me ngjyrë të bardhë.

Në një intervistë për Allure, Zegler foli për identitetin e saj kulturor dhe tha se emri i saj shpesh krijonte hutim.

“Kur isha në garë për rolin e Marías në West Side Story, më telefononin vazhdimisht për të pyetur nëse isha me të vërtetë latine. Mendova, A doni t’ju sjell abuelita-n (gjyshen) time? E sjell në studio nëse doni ta takoni”.


Zegler, e lindur në New Jersey, ka një nënë me prejardhje kolumbiane dhe një baba me rrënjë polake, shkruan The Guardian.

Filmi Snow White, një ripërpunim i animacionit klasik të vitit 1937, është bërë objekt debatesh mbi përfaqësimin dhe ndryshimet kulturore. Kritikët e kanë akuzuar si një rishikim “i vetëdijshëm për çështjet sociale” të një historie klasike, njësoj si në rastin e Halle Bailey në The Little Mermaid.

Zegler ka marrë kritika edhe për komentet e saj politike, duke mbështetur kauzën palestineze dhe kritikuar mbështetësit e Donald Trump, për të cilat më vonë kërkoi falje. Ajo gjithashtu ka vënë në pikëpyetje mesazhin e filmit origjinal të Disney, duke thënë se princi “e përndjek” Borë Bardhën.

Bordi Britanik i Klasifikimit të Filmit (BBFC) i ka dhënë filmit një vlerësim PG (Parental Guidance – Udhëzim Prindëror ), me përshkrime skenash që disa i kanë cilësuar si tejet të ndjeshme, përfshirë një skenë ku “një grua helmohet qëllimisht” dhe një tjetër ku “një person kërcënon të fusë diçka në pjesën e pasme të dikujt gjatë një shkëmbimi komik”, transmeton KosovaPress.

Lexo edhe

Video