Qyteti serb Pirot shpall Aleksandar Vuçiq “person non grata”

Qyteti serb Pirot shpall Aleksandar Vuçiq “person non grata”

Me vendim unanim të tubimit të qytetarëve të Pirotit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shpallur person i padëshiruar në territorin e këtij qyteti.

Ata kërkojnë që Kuvendi dhe kryetari i komunës Pirot të informojnë opinionin se cilët punonjës të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike kanë dhënë mbështetje kundër  studentëve në Parkun Pionir, raportojnë mediat serbe, përcjell KosovaPress.

Në tubimin e qytetarëve, mbajtur më 19 mars, njëzëri u vendos që t’i kërkohet Kuvendit të qytetit dhe kryetarit Vladan Vasiq, të shprehin qëndrimin e tyre për dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestës “15 për 15”, në Beograd më 15 mars.


Ata gjithashtu kërkojnë që qytetarët të informohen nëse u kanë dhënë ndonjë mbështetje apo ndihmë studentëve të lënduar nga Piroti. Ata kërkojnë edhe emrat dhe mbiemrat e zyrtarëve që qëndruan në kampin e regjimit për “studentët që duan të studiojnë”.

Autoritetet komunale duhet të informojnë publikun se cilët drejtorë të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike në Pirot kanë qenë të pranishëm në të ashtuquajturin “Cacilend” bashkë me persona të armatosur dhe për çfarë arsye kanë qenë aty, kanë thënë ata.

Për të gjitha vendimet që kanë marrë më 19 mars, në tubimin e fundit të mbajtur më 24 mars, është vendosur që Vuçiq të shpallet “person non grata” në territorin e Pirotit.

Lexo edhe

Video