Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 mars në Gjilan një person ka raportuar se në themelin e murit të oborrit kishte gjetur kapsolla eksplozivi të pa shpërthyera.
Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i FSK-së dhe KFOR-i.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke i kryer disa punime në shtëpinë e tij, në themelin e murit të oborrit kishte gjetur një pako metalike në të cilën gjendeshin disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK për deminim dhe KFOR të cilët kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv të cilat dyshohet se i përkasin periudhës se vjetër kohore”, thuhet ne njoftim.