Ëndrra e shumë gjeneratave dhe brezave për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, u bë realitet më 17 shkurt të vitit 2008, ku Kosova shpalli pavarësinë e saj. Sot, Kosova shënon 17-vjetorin e pavarësisë. Disa qytetarë të vendit tregojnë se si e shohin rrugëtimin e Kosovës në këto vite.
Alnurit Azemi, thotë se rrugëtimin e Kosovës e sheh duke u zhvilluar hap pas hapi siç thotë ai “sikur fëmija kur rritet, mirëpo Kosova ka mundur më mirë nëse udhëheqësit e saj kishin qenë në nivelin e duhur”.
Një tjetër qytetar, Venhar Isufi, thotë se në Kosovë ka ndryshime pozitive, mirëpo sipas tij, vendi ka nevojë më tepër të punohet në zhvillimin ekonomik, për hapjen e vendeve të reja punës, si dhe për parandalimin e migrimit të të rinjve.
Ndërsa Shaban Beqiraj bënë krahasimin e gjendjes në Kosovë si ka qenë në kohën sa ishte e pushtuar para lufte dhe tani. Beqiraj thotë së është një dallim i madh në aspektin ekonomik e social.
Ndërsa për shënimin e kësaj date në Kosovë, kanë ardhur shqiptarë nga trojet e ndryshme si Erxhan Iseni, i cili thotë se ka ardhur nga Gostivari i Maqedonisë, enkas për manifestimin e 17- vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Sot në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, qytetarët festuan me krenari këtë ditë, duke kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan shumë për të arritur këtë ditë, të cilët janë dëshmorët e kombit që nuk kursyen jetën e tyre për të arritur Kosova lirinë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…