Në anketën e lansuar nga Agjencia e lajmeve KosovaPress në rrjetin social Facebook më 11 shkurt e deri më sot, 68 për qind e respodentëve kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosje, duhet të bëjë koalicion me partitë e minoriteteve, ndërsa 15 për qind me PDK-në, 11 për qind me LDK-në dhe 6 për qind me Koalicionin për Kosovën Fituese.
Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, është subjekti politik që në zgjedhjet e 9 shkurtit ka dalë e para me vota 40.90 për qind. Kjo përqindje është nga rezultatet preliminare të KQZ-së, përjashtuar këtu votat nga diaspora dhe ato me kusht. Vetëvendosja deri më tani ka siguruar 47 ulëse në Kuvend, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe Koalicioni për Kosovën fituese (AAK-Nimsa) tetë deputetë.
Një prej qytetarëve i quajtur Begzat Muja, në këtë anketë ka shkruar se nuk do të bëjë asnjë subjekt politik nuk do të bëjë koalicion me Vetëvendosjen. “Nuk ka koalicion asnjë parti me LVV-në”, shkruan ai.
Një tjetër ka thënë po ashtu se koalicioni duhet të ndodhë veç me popullin. “Veç me popullin”, shkruan Fatmir Ahmeti. Ndërsa, Pashtrik Gerguri ka thënë se: “Se nuk ka me kon tjetër veç Listen serbe, se ka ofendua”.
Remzi Kuka thekson se Vetëvendosje duhet të bëjë koalicion me minoritet pa partitë serbe. “Me minoritetet pa serbë”, komenton ai. Ndërkaq, Muhamet Krasniqi ka shkruar në anketë se Vetëvendosje duhet të bëjë koalicion me partinë Lista serbe, “Me Listen serbe”.
Më 9 shkurt në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e rregullta parlamentare, ku morën pjesë mbi 40% e qytetarëve me të drejtë vote.
Sipas rezultateve aktuale, në këto zgjedhje parlamentare partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa me 40.90 %, pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.03 %, pasuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.64 %. Koalicioni AAK-NISMA ka marr 7.46 % të votave, ndërsa Lista Serbe me 4.60%.
