Qytetarët bëjnë homazhe në Gllogjan

Qytetarët bëjnë homazhe në Gllogjan

Në 27-vjetorin e betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan e cila njihet si Epopeja e Dukagjinit shumë qytetarë po vizitojnë Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan dhe po bëjnë homazhe duke kujtuar dhe nderuar të rënët për lirinë e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete në atë që njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit, raporton KosovaPress.

Aktivitetet e shënimit të Epopesë së Dukagjinit janë organizuar nga Komuna e Deçanit dhe kanë filluar më 21 mars, ndërsa sot mbahen homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, nga ora 11:00, si dhe një program artistik te Kulla e Haradinajt nga ora 13:00.


Më 24 mars 1998, në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmeta.

Lexo edhe: https://kosovapress.com/shenohet-27-vjetori-i-epopese-se-dukagjinit

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video