Qindra të evakuuar nga zjarret në Korenë Jugore

Qindra të evakuuar nga zjarret në Korenë Jugore

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi zjarret pyjore shpërthyen sot në Korenë e Jugut.

Dy zjarrfikës u gjetën të vdekur në qarkun Sancheong në juglindje të vendit, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar zyrtarët lokalë, ndërsa dy persona të tjerë janë zhdukur pasi më shumë zjarre digjen në të gjithë vendin, sipas Shërbimit Pyjor të Koresë, transmeton KosovaPress.

Në orën 18:00 sipas kohës lokale, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme duke përfshirë qytetin Ulsan dhe provincat e Gyeongsang Verior dhe Jugor në juglindje të vendit.


Mbi 200 banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në tetë fshatra për shkak të zjarrit në qarkun Sancheong në Gyeongsang Jugor.

Presidenti në detyrë Choi Sang-mok bëri thirrje për të shuar zjarrin deri në mbrëmje, por erërat e forta e bënë të vështirë shuarjen në terren, rreth 250 kilometra në juglindje të Seulit.

Mbi 400 banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarrit në qarkun Uiseong në Gyeongsang Verior. Shërbimi Pyjor ka lëshuar një paralajmërim për zjarre për 12 vende, duke përfshirë qytetet Busan dhe Daejeon.

Lexo edhe

Video