Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit, Qeveria ka ftuar Zyrën e Presidentes, Kuvendit të Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, ta dërgojnë nga një përfaqësues.
Përbërja e këshillit është kjo: Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues; Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues; Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar; Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar; Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar; Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar”, thuhet në njoftim.