Qeveria e Kosovës neser e (e mërkurë) mban mbledhjen e saj të radhes në ndërtesën e qeverisë. Njoftimin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, për agjenden e nesërme.
Sipas njoftimit, mbledhja nis në orën 9:00, dhe në agjendë janë 13 pika në rend ditë.
Si pikë e parë e rednit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projekt-rregullores për Mekanizmat Koordinues Lokal për Mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
Po ashtu pritet të bëhet edhe shqyrtimi i Propozim vendimit për rishikimin e afatmesëm të Stregjisë për Sundimin e Ligjit dhe Planit të Veprimit 2025-2026. Në këtë mbledhje pritet të merret vendim edhe për formimin e Komisionit për Narkotikë.
