Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar tri raporte dhe ka aprovuar një udhëzim administrativ.
Në njoftim thuhet se është miratuar raporti vjetor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, dhe raporti i vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemit të financimit të komunave për 2024, transmeton KosovaPress.
Po ashtu, është aprovuar udhëzimi administrativ për ndryshim-plotësimin e udhëzimit administrativ për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit.