Miratohet nisma për bashkëpunim me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

Miratohet nisma për bashkëpunim me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton KosovaPress.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se përmes kësaj marrëveshjeje angazhohen në avancimin e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për bashkëpunim me shtetet aleate e në koordinim me SHBA-në ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë. Me këtë marrëveshje Kosova dhe SHBA angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike, si dhe ngritje e kapaciteteve strategjike ushtarake”, tha Kurti.

Paraprakisht, Kurti iu adresua kabinetit qeveritar, teksa bëri të ditur se nga sot të gjithë qytetarët e Kosovës në Gjermani do të regjistrohen si shtetas kosovarë, e jo siç ishte në të kaluarën si shtetas serbë, përcjellë KosovaPress.


Të martën, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, tha se bashkatdhetarët që deri më tani janë regjistruar në qytetet gjermane si shtetas të Serbisë, mund ta ndërrojnë këtë.

Ajeti, në një video mesazh, theksoi se mërgimtarët duhet t’iu drejtohen organeve kompetente gjermane dhe të kërkojnë siç tha ai që në kategorinë e shtetësisë të largohet një herë e përgjithmonë shtetësia e Serbisë, shkruan KosovaPress.

Sipas tij, ky ndryshim vjen nga një qarkore nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë.

Lexo: https://kosovapress.com/ajeti-kosovaret-ne-gjermani-nuk-do-te-regjistrohen-me-si-shtetas-serbe

Lexo edhe

Video