Qeveria e RS miraton dokumente në përpjekje për të destabilizuar Bosnjën dhe Hercegovinën

Qeveria e RS miraton dokumente në përpjekje për të destabilizuar Bosnjën dhe Hercegovinën

Qeveria e Republikës Serbe miratoi, në një seancë të posaçme në Banja Luka më 24 shkurt, “Informacioni për rrëzimin e Kushtetutës së Bosnjë dhe Hercegovinës, masat dhe detyrat që synojnë mbrojtjen e Kushtetutës së BeH”, të cilin ia dërgoi Kuvendit të Republikës Serbe. Ky institucion do ta diskutojë këtë informacion sot.

Në informacion thuhet se “gjykimi i Presidentit të Republikës Serbe dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Serbe nuk është gjykim i Milorad Dodik dhe Millosh Lukiq, por një gjyq i Republikës Serbe, institucioneve të saj dhe pozicionit të saj kushtetues në BeH”, raporton slobodnaevropa.

Dënimi është caktuar për 26 shkurt. Dodik dhe Lukiq përballen me deri në pesë vjet burg dhe 10 vjet ndalim të aktivitetit politik për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në BeH.


Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, të cilat shpallën të vlefshme dy ligje jokushtetuese të RS, të cilat Përfaqësuesi i Lartë i kishte anuluar më parë. Bëhet fjalë për ligje për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të BeH dhe për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në territorin e RS. Lukiq akuzohet se i ka publikuar këto ligje dhe dekrete në Gazetën Zyrtare të RS.

Në informacionin nga Qeveria e RS thuhet, ndër të tjera, se RS do të marrë masa përmes mjeteve politike dhe ligjore “nëse dhuna ligjore kundër Republikës Serbe nuk ndalet, dhe nuk ka vullnet politik dhe mbështetje ndërkombëtare për ta kthyer Bosnjën dhe Hercegovinën në bazat e saj dhe ta shndërrojë atë në një shtet në të cilin respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Dejtonit”.

Ndërsa pritet rezultati i gjyqit njëvjeçar, presioni mbi Gjykatën e BiH po rritet. Kështu, udhëheqja e RS kërcënoi se do të merrte “vendime radikale” dhe do të braktiste të gjitha institucionet e BiH nëse Dodik dënohej.

Sipas njoftimeve, një tubim në mbështetje të institucioneve të RS duhet të mbahet në Banja Luka në 25 shkurt. Tubimi i dytë është caktuar për 26 shkurt, kur do të shpallet vendimi për Dodik dhe Lukiç.

Lexo edhe

Video