Qeveria e pranon se Kurti ka rënë pre e dy komikëve rusë

Qeveria e pranon se Kurti ka rënë pre e dy komikëve rusë

Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se Albin Kurti ka rënë pre e komedianëve Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov të njohur si Vovan dhe Lexus, raporton KosovaPress.

Këtu dy të fundit thanë se e kanë futur në grackë kryeministrin në detyrë Albin Kurti duke iu prezantuar atij në telefon si presidenti i Letonisë.

Ata kanë publikuar një video në Rumble, “ku Kurti dëgjohet duke folur për luftën hibride ruse dhe çështje tjera.”

“Lufta hibride ka ndodhur nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga disa të Kosovës… e dyta ishin premtimet irracionale të opozitës të cilët flirtonin me luftën hibride, dhe e treta disa oligarkë në vend, në veçanti njëri, që ka një TV stacion”.


Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërorë e figura të tjera publike, duk u prezantuar si liderë apo zyrtarë të tjerë. “Viktimë” e tyre kanë rënë ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, ish-zëvendëspresidentja amerikane Camala Harris, etj.

Qeveria e Kosovës incidentin me telefonatën e ka quajtur prank call dhe se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur kryeministri Kurti po pranonte mesazhe të shumta urimi dhe thirrje për rezultatin e zgjedhjeve.

“Për shkak të kohës, jo gjithmonë ishte e mundur të kryheshin verifikimet e plota të çdo telefonate. Ky incident fatkeq përforcon atë që kemi e ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç dokumentohet nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Teksa na vjen keq që kryeministri Albin Kurti u bë shënjestër e një thirrje të tillë, ky episod rikonfirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të kryeministrit Kurti për çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe në ato private”, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe

Video