PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e votimit me postë, vendos të rinumërohen 1631 fletëvotime

PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e votimit me postë, vendos të rinumërohen 1631 fletëvotime

Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për hapjen e të gjitha kutive të votimit për fletëvotimet e dërguar nga votuar nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të Komisionit Qendror të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Sipas PZAP-së, me këtë vendim është udhëzuar KQZ, respektivisht Qendra e Numërimit dhe Rezultateve të bëjë hapjen e 177 kutive të votimit, me 1631 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së, të njëjtat fletëvotime të rivlerësohen, të numërohen dhe të përfshihen në rezultate përfundimtar.


PZAP po ashtu, ka hedhur poshtë dy ankesa të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me parregullsitë gjatë numërimit të votave me postë, duke e konsideruar të pasafatshme.

LVV kishte kërkuar anulimin e rezultateve të votimit me postë dhe përsëritjen e këtij procesi.

Lexo edhe

Video