PZAP rrëzon ankesën e LVV-së për anulim dhe rinumërim të votave

PZAP rrëzon ankesën e LVV-së për anulim dhe rinumërim të votave

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa njoftoi të mërkurën se ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Ky panel refuzoi ankesën e LVV-së lidhur me anulimin e votave me postë, si dhe për rinumërim të votave në Skenderaj.

PZAP konstatoi se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e LVV-së dhe për këtë arsye ka refuzuar ankesën.

LVV-ja kishte kërkuar anulimin e rezultateve të votimit me postë për LDK-në si dhe kandidatët e këtij subjekti.


Lëvizja Vetëvendosje pati dorëzuar të hënën ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duke kërkuar anulimin e votave me postë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përsëritje të votimit me postë, si dhe largim nga lista të kandidatëve të LDK-së, të cilët sipas tyre, kanë marrë votë pakrahasimisht më shumë me postë sesa në votimin në Kosovë.

KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare javën e kaluar.

LVV-ja ka dalë e para me 42.30 për qind, PDK, 20.95 për qind, LDK 18.27, AAK-Nisma 7.06.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim

Lexo edhe: https://kosovapress.com/lvv-ankohen-ne-pzap-kerkon-anulimin-e-18-mije-votave-per-ldk-ne-si-dhe-rivotim-me-poste

Lexo edhe

Video