Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes një vendimi të enjten, ka gjobitur me 12 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Vendimi vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje kishte dërguar ankesë në PZAP duke thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte cenuar Ligjin për Zgjedhjet bërë akuza të pabaza.
Sipas vendimit të PZAP-së, AAK-ja obligohet të paguajë gjobën brenda afatit prej 15 ditësh.
Të enjten, PZAP-ja dënoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 20 mijë euro.
/KosovaPress/