Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka dënuar me 20.000 euro Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes” gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Vendimi vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje-parti në pushtet, është ankuar në PZAP se Xhenet Syka, kandidate e LDK-së për deputete, ka publikuar një video në rrjete sociale ku e krahason kryeministrin Albin Kurti me nazistin Adolf Hitler.
Gjoba duhet të paguhet në një afat prej 15 ditësh.