Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektuan sot nga afër punimet në shkollën “Edith Durham”.
Sipas kreut të qeverisë, kjo është godina e 48-të arsimore e Tiranës evropiane, që do të ketë kushte dhe standarde bashkëkohore.
Shkolla pritet të jetë gati më 15 shtator, transmeton ATSH, përcjell KosovaPress.