Punëtori nga Suhareka pëson lëndim në kokë pasi rrëzohet derisa po punonte në një objekt

Punëtori nga Suhareka pëson lëndim në kokë pasi rrëzohet derisa po punonte në një objekt

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime trupore në Suharekë pasi është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim.


“Sipas mjekëve viktima ka lëndime të rënda në kokë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, shkruan raporti i policisë, raporton KosovaPress.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe inspektorati i punës derisa rasti mbetet nën hetime.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video