Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet e “play-off”-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës më 20 dhe 23 mars.
Edhe kësaj radhe, Foda krahas listës prej 26 futbollistëve, e ka përpiluar edhe listën e zgjeruar prej 9 futbollistëve, njofton KosovaPress.
“Dardanët” fillojnë grumbullimin të hënën, ku stërvitjen e parë e zhvillojnë në orën 17.30, derisa paraprakisht në orën 12:00 Foda do të paraqitet në konferencë për media./A.Bytyçi/