Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financiare të partive politike për vitin 2024. Këto raporte janë të paauditura dhe mund të pësojnë ndryshime dhe korrigjime gjatë procesit të auditimit.
Sipas këtij raporti të KQZ-së, të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2024 arritën shumën prej 2 milion e 337 mijë e 168 euro, ndërsa shpenzimet e kësaj partie ishin 1 milion e 805 mijë e 296 euro, raporton KosovaPress.
Të hyrat e Partisë Demokratike të Kosovës për vitin 2024 ishin 1 milion e 34 mijë e 134 euro, ndërsa shpenzimet 938 mijë e 548 euro.
Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, të hyrat për vitin 2024 ishin 643 mijë e 47 euro, ndërsa shpenzimet 594 mijë e 398 euro.
Nga ana tjetër, të hyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në vitin 2024 ishin 325 mijë e 58 euro, ndërsa shpenzimet 907 mijë e 796 euro.