PSV eliminon Juventusin në vazhdime

PSV eliminon Juventusin në vazhdime

Skuadra holandeze PSV Eindhoven ka siguruar fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e kthimit sonte si vendës mposhti Juventusin me rezultat 3:1.

Kroati Perishiq solli vendësit në epërsi me golin e shënuar në minutën e 53-të, pas asistimit të Lang. Skuadra italiane u rikthye në lojë duke barazuar përmes Weah në minutën e 63-të.


PSV erdhi deri tek epërsia e dytë në ndeshje me golin e Saibari në minutën e 74-të pas asistimit të De Jong.

Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta pasi takimi i parë në Torino kishte përfunduar me rezultat 1:2.

Në vazhdimin e parë, futbollisti vendës Flamingo shënoi për epilogun 3:1, në minutën e 98-të dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:3, skuadra PSV siguroi kualifikimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Lexo edhe

Video