Pse reality show-t ngjallin shumë interesim te qytetarët?

Janë kthyer në një fenomen shoqëror që tërheq vëmendjen e një audience të gjerë – nga të gjitha moshat. Reality show-t si “Big Brother” po ndiqen dhe po komentohen në masë të madhe si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Madje ka shprehje të banorëve të këtij spektakli që janë  futur edhe në diskursin politik të gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë.

Por çfarë e bën kaq të shikuar këtë format?

Njohësi i çështjeve sociale Latif Mustafa, thotë se reality show-t reflektojnë një proces projektimi vet perceptues “ku shikuesit identifikohen me banorët, duke parë veten tek ata”, raporton KosovaPress.


Sipas tij, programe të tilla ofrojnë një arratisje nga realiteti i ashpër politik dhe social, duke krijuar një realitet alternativ.

Psikologu Ilir Havolli, thotë se reality show-t si Big Brother janë një fenomen mediatik që kombinon elemente të psikologjisë njerëzore, argëtimit dhe ndikimit social, duke u bërë tërheqës për shikuesit.

Derisa numëron disa arsye që sipas tij bëjnë që njerëzit të shikojnë shfaqje të tilla, thotë se ato përfshijnë kuriozitetin natyror dhe vëzhgimin social.

Ai thekson gjithashtu teorinë e superioritetit, ku disa shikues “kënaqen duke parë gabimet e të tjerëve”, si dhe me dëshirën e njerëzve për të parë jetën private të tjerëve, raporton KosovaPress.

Reality show si Big Brother, ka nisur të shfaqet në Shqipëri gati dy dekada më parë ndërkaq, në Kosovë ka nisur në vitin 2022.

Lexo edhe

Video