Protestë historike në Serbi, protestuesve nuk iu duket fundi

Protestë historike në Serbi, protestuesve nuk iu duket fundi

Teksa po nxehet protesta në Beograd, atmosfera është e tensionuar, kolonat e protestuesve që iu përgjigjën thirrjes së studentëve në bllokadë po lëvizin nëpër Beograd, nga të gjitha drejtimet dhe të gjitha anët e qytetit, vëzhguesit vlerësojnë se kjo është një protestë historike.

Një numër i madh policësh ndodhen mes ndërtesës së Presidencës dhe Parkut të Pionerit. Kurse, një grup qytetarësh janë mbledhur para godinës së RTS.

Ndonëse në bulevardin Mbreti Aleksandra tashmë është ndalur qarkullimi dhe disa mijëra persona ndodhen para fakulteteve teknike, një numër i madh qytetarësh po mbërrijnë në bulevard, raporton Danas. Qindra qytetarë me flamuj dhe bilbil janë vërshuar drejt Monumentit të Vukut. Para fakulteteve teknike janë ngritur stendat me ushqime.


Një numër i madh qytetarësh, kryesisht nga qytete dhe qyteza të tjera, po qarkullojnë rrugëve përreth Kuvendit, duke tentuar t’i afrohen ndërtesës së Kuvendit, por “kordonët” e rojeve të studentëve po i pengojnë ta bëjnë këtë. Policia nga ana tjetër po pengon edhe ata që para se të bllokonin hyrjen në Parlament, ndodheshin në pllajën përballë Kuvendit të afrohen dhe të hyjnë në Parkun e Pionerit, transmeton KosovaPress.

Veteranët e 63-të të Parashutës dhe Policisë Ushtarake kanë formuar një vijë ndaluese pranë Kuvendit, mes motorit dhe gardhit që siguron skenën. Paraprakisht ata janë mbledhur para Fakultetit të Kimisë dhe kanë lexuar lutjen “Ati ynë”.

Protesta e studentëve nis në orën 16:00.

Lexo edhe

Video