Qytetarët në Beograd dolën në dritare dhe tarracat e shtëpive të tyre sonte me pipa, tenxhere, bori dhe altoparlantë, duke krijuar një zhurmë të madhe në shenjë proteste dhe mbështetje për studentët.
Aksioni “Zhurma kundër diktaturës” bëri bashkë qytetarë nga pjesë të ndryshme të qytetit, por edhe nga Serbia, të cilët ngritën zërin kundër pushtetit dhe shprehën pakënaqësinë për situatën në Serbi.
Studentët tash e më shumë se dy muaj po protestojnë dhe kanë vendosur bllokada në të gjithë Serbinë, pas shembjes së tendës së hekurudhës në Novi Sad më 1 nëntor 2024, në të cilën humbën jetën 15 persona, dhe disa të tjerë u lënduan.