Një vajzë tetëvjeçare që u përdhunua në Bangladesh vdiq nga plagët e saj të enjten, duke shkaktuar protesta të fuqishme në të gjithë vendin, raporton BBC.
Vajza u përdhunua ndërsa vizitonte shtëpinë e motrës së saj më të madhe në qytetin Magura, ndodhi ndërmjet natës së 5 marsit dhe mëngjesit të ditës së ardhshme, sipas një denoncimi nga nëna e saj.
Bashkëshorti 18-vjeçar i motrës, së bashku me prindërit dhe vëllain e tij, u arrestuan dhe u vendosën në paraburgim, pwrcjell KosovaPress.
Më 13:00, të enjten, vajza vdiq pas tre ndalimeve kardiake, duke kaluar gjashtë ditë në gjendje kritike në spitalin ushtarak të kryeqytetit Dhaka.
Trupi i vajzës u soll me një helikopter ushtrie në Magura, ku u zhvilluan protesta të dhunshme.
Në varrimin e vajzës, mijëra njerëz kërkuan drejtësi për viktimat e përdhunimit dhe reforma ligjore për sigurinë e grave dhe fëmijëve.
Një ligj i vitit 2020 parashikon dënim me vdekje për përdhunimin e fëmijëve në Bangladesh.