Propozimi mbi armëpushimin me Ukrainën, Grenell: Fitore e madhe e diplomaci e vërtetë

Propozimi mbi armëpushimin me Ukrainën, Grenell: Fitore e madhe e diplomaci e vërtetë

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për misionet, ka reaguar për hapat drejt rivendosjes së paqes së qëndrueshme në Ukrainë dhe gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA për të miratuar një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor, përcjell KosovaPress.

Madje ai këtë e ka quajtur “fitore të madhe dhe diplomaci e vërtetë”.

Grenell duke komentuar një deklaratë të sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio për propozimin mbi armëpushimin me Ukrainën, ka thënë se “…Çfarë ndryshimi bëjnë zgjedhjet”, përcjell KosovaPress.

“Fitore e madhe. Diplomaci e vërtetë. Çfarë ndryshimi bëjnë zgjedhjet”, ka shkruar Grenell në X, transmeton KosovaPress.


Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio në një deklaratë ka thënë se Ukraina demonstroi se qeveria e tyre është e gatshme të ndërmarrë hapa drejt rivendosjes së paqes së qëndrueshme dhe shprehu gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA për të miratuar një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor.

“Si rezultat, ne do të heqim menjëherë pauzën për ndarjen e inteligjencës dhe do të rifillojmë ndihmën e sigurisë për Ukrainën”, ka thënë ai.

SHBA ka rritur presionin ndaj Rusisë për të pranuar propozimin e armëpushimit 30-ditor me Ukrainës.

Pas bisedimeve të suksesshme me Ukrainën për një armëpushim, një delegacion amerikan është nisur drejt Moskës, sipas presidentit amerikan Donald Trump.

Lexo edhe

Video