Në konferencën “Balkan Disinfo 2025” është diskutuar për dezinformimin në Ballkan dhe propagandën ruse. Në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë, u tha se është e pranishme narrativa ruse në masë të madhe.
Hulumtuesi në platformën për kontroll të fakteve “Hibrid.info”, Festim Rizanaj ka prezantuar një raport ku faktohet se Rusia e përdor Kosovën në pretekst për ndërveprimet e saj.
Rizanaj tha se Rusia është pengesë për njohjen e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Xhelal Neziri tha se propaganda ruse po vazhdon të ketë ndikim, për çka përmendi edhe rastet.
Edhe Darko Brkan nga Bosnja dhe Hercegovina theksoi se narrativa ruse është e pranishme në masë të madhe në këtë vend.
Konferenca “Balkan Disinfo 2025”, po mbahet në Prishtinë dhe aty po marrin pjesë njohës të kësaj fushe nga shtete të ndryshme të botës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Konferenca “Balkan Disinfo 2025” organizohet nga The Geopost.
/KosovaPress/