Prokuroria Speciale e konfirmon, Rizvanolli po intervistohet në cilësinë e dëshmitares

Prokuroria Speciale e konfirmon, Rizvanolli po intervistohet në cilësinë e dëshmitares

Prokuroria Speciale e ka konfirmuar se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

“E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në njoftim.


KosovaPress ka raportuar se Rizvanolli së bashku me avokatin e saj është parë teksa hynte në ndërtesën e prokurorisë.

https://kosovapress.com/ministrja-rizvanolli-intervistohet-ne-prokurorine-speciale

Lexo edhe

Video