Prokuroria po heton rastin tragjik në Jabllanicë të Gjakovës

Prokuroria po heton rastin tragjik në Jabllanicë të Gjakovës

Prokuroria Themelore në Gjakovë, në lidhje me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Komunës së Gjakovës, ka thënë se dje në mesnatë nga Policia e Kosovës, janë njoftuar se është shembur një objekt i pabanuar, duke rezultuar me humbjen e jetës së tre personave të mitur, të cilët fatkeqësisht ndodheshin brenda tij në momentin e shembjes.


Sipas Prokurorisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurori, prokurori kujdestar, të gjitha njësit përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor që ka konfirmuar vdekjen e fëmijëve.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe është iniciuar rast “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Prokurori i Shtetit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video