Ferizaj dhe Kaçaniku ishin vendet ku i ka vizituar së fundi kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës Naim Ismajli i cili mban numrin 48 në listën zgjedhore.
“Sonte isha i nderuar që isha në mesin e lagjes Mustafa në konakun e Qamil Mustafës nga fshati Komogllavë, mikpritja dhe mbështetja që më ofruan sonte padyshim që do të jenë përgjegjësi për misionin e ri, para tyre shpalosa programin politik të udhëhequr nga Bedri Hamza. Kosova mundet ma mirë!”, ka thënë ai gjatë takimit me qytetarë të Ferizajt.
Derisa në Kaçanik, tha se programi politik i PDK-së mbron dhe ruan vlerat e luftës.
“Bashkë me Bedri Hamzën kryeministër Kosova mundet ma mirë”, tha ai.
Artikull i sponsorizuar