Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu vazhdon fuqishëm garën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai ka thënë se profesionistët shëndetësorë mbështesin fuqishëm programin për shëndetësi të PDK-së dhe kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza.
Haxhiu ka shpalosur pikat kyçe të programit për shëndetësi të hartuar me shumë kujdes: Fondi i sigurimeve shëndetësore, sistemi shëndetësor me pacientin në qendër, digjitalizimi i shëndetësisë, rritja e pagave 50 për qind për të gjithë profesionistët shëndetësorë, si dhe barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe kancer.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”