Në qendrën e votimit në shkollën “Anton Çeta” në Skenderaj ka pasur një numër të madh votuesish. Kjo qendër e votimit është më e madhja në Komunën e Skenderajt, e cila ka 5 mijë e 600 votues. Udhëheqësi i kësaj qendre nga KQZ-ja, Agron Istogu thotë se gjithçka ka shkuar ashtu siç është parashikuar dhe numri i votueseve ka qenë shumë i madhi në 13 vitet e fundit.
Xhafer Dobra qytetar nga Skenderaj këto zgjedhje po i konsideron si ndër zgjedhjet më interesante që janë mbajtur ndonjëherë pas lufte, pasi sipas tij votuesit kanë mundësi që të zgjedhin.
Një tjetër qytetarë, mendon se këto zgjedhje ka mundësi që të ndikojnë pozitivisht për qytetarët e Kosovës.
Qytetari Besnik Ibishi vlerëson se zgjedhjet janë dita ku qytetarët mund t’i vlerësojnë, gjërat që kanë ndodhur për 4 vite dhe në bazë të kësaj edhe të votojnë për preferencën e tij. Ai gjithashtu theksoi edhe sfidën e qeverisë së ardhshme për ndalimin e migrimit të të rinjve.
Sot në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 për qind, apo mbi 558 mijë 246 votues.