Në orët e mbrëmjes në pikat kufitare të Kosovës vazhdon të mos ketë fluks të theksuar të automjeteve.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet e qytetarëve për të hyrë brenda territorit të vendit tonë janë 10 minuta, me kolona deri në 50 metra. Ndërsa për të dalë nga kjo pikë kufitare duhet pritur 20 minuta, me kolona në gjatësi 80 metra.
Në pikat e tjera kufitare nuk ka kolona dhe pritje, dhe ato zakonisht zgjasin nga 3-5 minuta, sipas Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar.