Numër i madh i qytetarëve kanë dalë në sheshet e zbukuruara të Prishtinës për të festuar Vitin e Ri 2025. Ata kanë ardhur nga vende të ndryshme të Kosovës.
Kadri Lushtaku nga Prekazi i Drenicës, tha se kryeqyteti i ngjan vendeve perëndimore.
E Sami Haliti nga Hajvalia, i cili kishte dalë në shesh për të festuar, shpreson që vitet e ardhshme të jenë më të mira.
Në sheshin “Xhorxh Bush” pritet të ketë muzikë për të gjithë qytetarët.
Për Vitin e Ri ka uruar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka thënë se me shtëpizat “Verë n’dimër” e ka transformuar të gjithë Prishtinën.
“Uroj shëndet, dashni e shumë fat secilit prej jush. Kemi bërë një punë që kemi transformuar Prishtinën. Shpresoj që po kënaqeni këtu. Sivjet Prishtina ka thyer rekorde, Prishtina e mrekullive”, tha Rama.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…