Bashkatdhetarët që kaluan pushimet e fundvitit në Kosovë, kanë nis të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Kjo ka bërë që në disa pika kufitare të krijohen kolona të gjata dhe pritje deri në katër orë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në dalje të pikë kalimit kufitarë, pritjet janë nga 200-220 minuta dhe kolona deri në 3000 metra.
Kurse, në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, kolonat janë 800 metra dhe pritja deri dy orë.
E në Mutivodë, në dalje, kolonat janë 400 metra dhe pritja deri në 2 orë.
Në Jarinje, gjatë daljes pritjet janë deri në 15 minuta, e në pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3-5 minuta.