Prishtina vazhdon tutje në Kupën e Kosovës, eliminon Suharekën

Prishtina vazhdon tutje në Kupën e Kosovës, eliminon Suharekën

Prishtina e ka mposhtur lehtësisht Suharekën në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës për të kaluar në çerekfinale të kësaj gare.


Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka triumfuar me rezultat 4-0 në ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Golat për bardh e kaltrit i realizuan nga Gnapi në minutën e 16′, Muja në të 31-tën dhe Gallopeni që shënoi dy herë në minutat 79′ dhe 88′. Në këtë fazë nesër do të zhvillohen dy duelet e fundit ku ballafaqohen Ferizaj-Rilindja dhe Feronikeli-Prishtina e re.

Lexo edhe

Video