Prishtina bëhet me shoqatë të vullnetarëve për zjarrfikje dhe shpëtim

Prishtina është bërë me shoqatë të vullnetarëve për zjarrfikje dhe shpëtim e cila do të ndihmojë në përballje me fatkeqësitë natyrore.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se po vendosen “themelet e një force të re për mbrojtjen e jetëve dhe pasurive të qytetarëve”.


“Prishtina është në rritje të vazhdueshme, e krahas me rritje vinë edhe sfida të reja, prej rritjes së popullsisë e deri te zgjerimi i infrastrukturës, kërkohet që të jemi në gatishmëri të përhershme edhe për situata emergjente”, tha Rama të martën më 25 mars kur u themelua kjo shoqatë.

Kjo shoqatë, është e para e këtij lloji në Kosovë./KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video