Prindërit në Portugali paralajmërohen për kuptimet e fshehta të ‘emoji’-ve të përdorur nga të rinjtë

Prindërit në Portugali paralajmërohen për kuptimet e fshehta të ‘emoji’-ve të përdorur nga të rinjtë

Policia e Sigurisë Publike e Portugalisë paralajmëroi sot për kuptimet e fshehta të ’emoji’-ve që përdoren nga të rinjtë në mediat sociale, veçanërisht në bisedat me përmbajtje seksuale ose të lidhura me drogat, duke u bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve të jenë të kujdesshëm ndaj kësaj realiteti, shkruan LUSA.


PSP thekson se përdorimi i teknologjive të reja në një moshë gjithnjë e më të re ka çuar në “përhapjen e shpejtë të imazheve dhe mesazheve që promovojnë pasiguri”. Policia shpjegon se disa ’emoji’ kanë kuptime të dyfishta, të cilat mund të lidhen me përmbajtje seksuale ose me trafikun dhe konsumimin e drogës, transmeton KosovaPress.

Ajo nënvizon se prindërit duhet të monitorojnë aktivitetet online të fëmijëve dhe të jenë të vëmendshëm ndaj këtyre rreziqeve, veçanërisht kur ata bisedojnë me të panjohur në platforma të ndryshme online.

Lexo edhe

Video