Kosova ka nevojë të përmirësohet në fushën e matematikës dhe shkencës që të shënojë përmirësim në testin PISA që do të mbahet këtë vit.
Kështu u tha në konferencën “Ndikimi i PISA-s në informimin e politikave arsimore në Kosovë” – organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, dhe Inovacionit.
Ndërkaq, të rejat e PISA-s janë se testi do të mbahet online dhe përveç fushës së matematikës dhe shkencës edhe leximi do të jetë fushë kryesore.
Fushë e re që edhe Kosova e ka këtë vit, është të jetuarit në botën digjitale.
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se nga të dhënat e PISA-s, shumë mësimdhënës kanë deshtuar në ofrimin e mësimdhënies adekuate për nxënësit dhe sipas saj 35 për qind e nxënësve kanë raportuar se mësimdhësit nuk kanë treguar interes për të mësuarit e secilit nxënës.
Ndërsa, udhëheqësi i Qendrës për Standarde dhe Vlerësim nga MASHTI, Fatmir Elezi shtoi se këtë vit, MASHTI do të shpërndajë rezultatet individuale në çdo shkollë.
Elezi tha se janë përzgjedhur 239 shkolla, nga 65 nxënës nga një shkollë, e në total do zgjedhen 7.500 nxënës.
Drejtori i OECD-së për arsim, Andreas Schleicher u shpreh se nuk ka ndryshime në aftësitë matematikore në te gjitha vendet, duke përfshirë edhe Kosovën.
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) është një vlerësim ndërkombëtar i aftësive dhe njohurive të 15-vjeçarëve. PISA vlerëson performancën e nxënësve mbi detyrat e jetës reale.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim