Prokuroria demanton: GPS në veturën e gazetarit nuk ishte i AKI-së

Prokuroria demanton: GPS në veturën e gazetarit nuk ishte i AKI-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se i demanton deklarimet e gazetarit Lirim Mehmetaj se prokuroria ka konfirmuar ndonjë lajm sa i përket vendosjes së pajisjeve të GPS në veturën e gazetarit V.K., deklarimet e tilla nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë. “Për çdo komunikim dhe lajm nga prokuroria do të njoftohet publiku, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, pra përmes kanaleve zyrtare”, thuhet në komunikatë.


Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se prokurori i shtetit do të vazhdoj në luftimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre dhe për këtë opinioni publik do të mbahet i informuar, deklarimet e tilla mund të dëmtojnë integritetin e hetimeve dhe nuk i shërbejnë zbardhjes dhe hetimit të veprave penale.

Lexo edhe

Video