Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Vladimir Putin “do të vdesë së shpejti”, mes thashethemeve për shëndetin e dobët të liderit rus. Zelensky bëri këtë deklaratë gjatë një interviste me gazetarët në Paris pas një takimi me Presidentin francez Emmanuel Macron, shkruan the Daily Mail.
Putin, i cili është 72 vjeç, ka përjetuar gjithnjë e më shumë spekulime për shëndetin e tij, duke përfshirë shenja si fytyrë e ënjtur, këmbë që dridhen dhe sy të kuq. Ka pasur gjithashtu raporte për mundësinë e sëmundjeve si kanceri dhe Parkinson, përcjell KosovaPress.
Zelensky gjithashtu akuzoi Putinin për përpjekje për të goditur Bashkimin Evropian nga brenda, duke përmendur vende si Hungaria që janë më miqësore me Rusinë. Macron, përkrah Zelensky, shpalli ndihme ushtarake të re prej dy miliardë eurosh për Ukrainën dhe theksoi se Rusia duhet të pranojë një armëpushim 30-ditor pa kushte.