Presidenti Thaçi largohet nga EULEX drejt Hagës

Presidenti Thaçi largohet nga EULEX drejt Hagës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është larguar nga EULEX-i në drejtim të Aeroportit të Prishtinës, për vazhduar drejt Hagës, ku po vazhdon paraburgimin në Gjykatën Speciale.

Thaçi është larguar sot nga ambientet e EULEX-it nën duartrokitjet dhe brohoritjet e mbështetësve të tij që ishin mbledhur aty si shenjë proteste dhe për ta mbështetur, duke brohoritur emrin e tij.

Ai po dërgohet nën mbikëqyrjen e madhe të njësisë speciale dhe mbrojtjes së Speciales, raporton KosovaPress.

Thaci gjatë ditës është takuar në EULEX me bashkëshorten dhe vëllezërit e tij, të cilët thanë se ai është mirë me shëndet, derisa bën të ditur që e kanë të ndaluar të flasin më gjatë. Kjo është hera e parë që Thaçi qëndrojë kaq gjatë në EULEX, që nga paraburgimi i tij në vitin 2020.


Thaçi dje ka qëndruar në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe të varri i babait të tij, si dhe ka qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshorten e tij. Ai më pas është ndërguar në zyret e EULEX—it në Prishtinë, derisa ende nuk dihet se kur ai do të largohet për në Hagë.

Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të vet, të martën më 18 mars.

Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video